image Haradinaj e merr në parti profesorin Afrim Hoti

Kosovë

Zgjedhjet/ Haradinaj e merr në parti profesorin Afrim Hoti

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar prurjen më të re në parti.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti sot i është bashkuar partisë së kryeministrit në largim.

Në njoftimin për aderimin e Hotit, Haradinaj e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

“Njëri nga ekspertët e të Drejtës Ndërkombëtare, ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Publik të Prishtinës, Prof. Dr. Afrim Hoti, nga sot iu bashkohet radhëve të Aleancës. Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si dhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë. Mirënjohës për besimin dhe dalshim faqebardhë me projektin tonë 100% shtet, si alternativa e vetme që i garanton vendit zhvillim me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1327314140726330