image Haradinaj: E kam ditë muaj më parë që Izraeli do ta njohë Kosovën

Politikë

Haradinaj: E kam ditë muaj më parë që Izraeli do ta njohë Kosovën

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ishte në dijeni se Izraeli do ta njohë Kosovën muaj më parë.

“Unë e kam ditë çështjen e njohjes nga Izraeli muaj më përpara që është pjesë e marrëveshjes. E kam ditë edhe para takimit të parë që dështoi. Ka qenë pjesë e marrëveshjes, element i marrëveshjes sikurse tash që ishte”, tha ai në KlanKosova.

Ndërsa, sipas tij, propozimi i Blerim Rekës, ish-ministër i Integrimeve në Qeverinë Kurti dhe pika për hekurudhën në Portin e Durrësit janë të ndryshme.

Megjithatë, i pari i AAK-së ka lënë të nënkuptohet se disa elemente të Mini-Shëngenit mund të zbatohen vetëm pasi që Kosova të bëhet përfundimisht pjesë e Bashkimit Evropian.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po kalkulon që njohja e Kosovës të ndodhë në kohën e anëtarësimit të Serbisë në BE, ose kur Beogradi zyrtar të marrë datën zyrtare për hyrje në bllokun evropian./Gazeta Sinjali/