image Haradinaj dhe Thaçi emërojnë drejtorin e ri të AKI-së

Kosovë

Vendimi/ Haradinaj dhe Thaçi emërojnë drejtorin e ri të AKI-së

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në bashkërendim me presidentin Hashim Thaçi, ka emëruar Kreshnik Gashin në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Njoftimin e ka bërë vetë Haradinaj përmes Facebook-ut, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shkruar Haradinaj.

Kreshnik Gashi, sipas ligjit emërohet për një mandat 5-vjeçar me mundësi zgjedhjeje edhe për një mandat tjetër.

Më 6 nëntor, Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga posti i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Dorëheqja e tij u pranua nga Haradinaj, i cili e dekoroi Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, si vlerësim për profesionalizmin dhe besnikërinë në shërbim të atdheut. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1471351736322569