Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Hoti, Besnik Tahiri, dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, janë takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Lajmi u bë i ditur nga Tahiri i cili tha se në këtë takim u konfirmua lidhja historike dhe politike.
“Takim vëllazëror dhe shumë miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/