image Haradinaj dërgon 'selame': Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti

Politikë

Haradinaj dërgon ‘selame’: Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti

news image

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i është drejtuar ashpër kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ndaljen e pagave për grevistët dhe për mungesën e energjisë elektrike, ku qytetarët po përballen me reduktime të gjata.

Hardinaj përmes një shkrimi në Facebook i ka kërkuar Kurtit që të ndalet, ose do ta ndalë populli vetë, e që sipas tij, nëse kjo ndodh, Kurti do të përfundojë me turp.

“Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti. Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!? Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!

Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?”, shkroi Haradinaj.

Ndër tjerash, Haradinaj i kërkoi llogari Kurtit për mbajtjen e parave të popullit në arkën e shtetit, duke e pyetur se pse nuk po ua rrit pagat qytetarëve.

“Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?  Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë.

Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaSinjali/