image Haradinaj deklarohet për heqjen e taksës dhe vendosjen e masës së reciprocitetit

Kosovë

Politikë/ Haradinaj deklarohet për heqjen e taksës dhe vendosjen e masës së reciprocitetit

news image

Lideri i AAK-së (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Ramush Haradinaj, ka shprehur publikisht qëndrimin e tij personal dhe të partisë që ai drejton lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj thotë se vendimi për heqjen e taksës dhe kamuflimi i saj me reciprocitet e kthen Kosovën në proces dialogues të shpenzuar dhe prapësim, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kosova duhet të arrijë kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues më Serbinë, me pozicionet tashmë të definuara si: Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, Të drejtat e Kishës Ortodokse serbe sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në Fuqi, që u garanton status ligjor sipas projekt ligjit për liri fetare, Sigurimi i vazhdimësisë së të drejtave të zgjeruara të komunitetit serb, sipas orientimeve të Planit të Ahtisaarit tashmë të mishëruara në Kushtëtutë”, ka shkruar ish-kryeministri Haradinaj në Facebook.

Siç shprehet ai, sot Kosova e ka në dispozicion ofertues edhe elementin e katërt: tregun e Kosovës, të mbrojtur me taksën 100%.

Haradinaj në fund thekson se pozicionet për çështjet tjera të hapura me Serbinë si krimet e luftës, reparacionet, të zhdukurit, sukcesioni, dhe çështje tjera të inkorporuara në “Librin e Madh”, janë të gatshme dhe të disponueshme./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1619887324802342?__xts__[0]=68.ARC0gYhJiwQU3cY6uObiIqs5k5UHXkrDdas-mUP6ftAU6rf2ksWyacDK72UDwC1qeq26_Hcd_Z8-WOJnwswOECSVHB9sN44si6N5sUHyBBzYz7uOHumopvvpdN6yyM1xPgTWEAh-jXt8KwxtNFfefSptWV5da3_FRuE0OzTFBS7SyfglctTxdmiGhRP9viPwGC8TiH00XX8ivNM1orz-0N_3cOlb8y9_D0rUllzbtTyEca4coQQ0HjfffwoHREy7TkzLtvNQYi8tif9pONyOafV_7pO94-G6-U3pDpfHepPS-Chb-gtjRLKqzIGFeaHinFAwYjENT1riyC7UnTnLHg&__tn__=-R