image Haradinaj bën pak fushatë, falënderon Dua Lipën dhe Doku Festin për sjelljen e turistëve në Kosovë

Haradinaj bën pak fushatë, falënderon Dua Lipën dhe Doku Festin për sjelljen e turistëve në Kosovë

news image

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka falënderuar këngëtaren Dua Lipa dhe festivalin e filmit Dokufest për sjellën e turistëve në Kosovë.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “SunnyHill” dhe “Dokufest” po i ofron qytetarëve të vendit atmosferë dhe gjallëri.

Këtë postim e ka bërë në kohën kur shumë parti politike veç kanë nisur fushatën zgjedhore për shkak të shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja.

Postimi i plotë i tij:

Përmes festivaleve ndërkombëtare, si “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale. Mbresëlënës fakti se angazhimi i pandalshëm i krijuesve të këtyre festivaleve, po mbledh rreth vetës turistë të shumtë, adhurues dhe njerëz të njohur të botës së filmit e të muzikës dhe e rëndit Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha globale. Përgëzoj këngëtaren tonë me famë botërore Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFest, që po iu ofrojnë qytetarëve të këtij vendi një atmosferë të gjallë e përplot entuziazëm. Falemnderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre. /Sinjali