image Haradinaj: Albright do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit

Politikë

Haradinaj: Albright do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe popullin amerikan.

/GazetaSinjali/