image Haradinaj: Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla janë hajna

Politikë

Haradinaj: Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla janë hajna

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti dhe ministrave të qeverisë së tij, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se kritikën kryesore ndaj Kurtit e ka për korrupsion.

”Kritikën kryesore ndaj kryeministrit Kurti e kam korrupsionin”, tha ai.

Ai në emisionin ka shtuar se në seancë ministri i sotëm Liburn Aliu, ministrja Albulena Haxhiu dhe ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ia kishin kërkuar largimin e Nexhat Krasniqit, si i korruptuar.

”Këta tre: Liburn Aliu, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Svçela janë të korruptuar, sepse punojnë me Nexhat Krasniqin”, tha ai.

Haradinaj tha se pos këtyre tre ministrave, edhe Albin Kurti është hajn.

Sipas tij, Albin Kurti duhet të ftohet nga prokuroria për punën që po e bën me “babën e tenderëve.”/Gazeta Sinjali/