image Haradinaj: Albin Kurti ka blerë banesë 400 mijë euro në Norvegji

Politikë

Haradinaj: Albin Kurti ka blerë banesë 400 mijë euro në Norvegji

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryeministrit, Albin Kurtit, i cili tha se ka blerë tokë me 3 euro arin.

Haradinaj pretendon se kryeministri Kurti ka blerë banesë në Norvegji në vlerë prej 400 mijë euro.

“Turp është me marrë rrogën e Kosovës, me ble banesë në Norvegji, ky asnjë pronë se ka ble në Kosovë, ky banesën 400 mijë euro, gruaja e tij e ka blerë në Norvegji. Unë e kom ble tokën që ma kanë marrë jugosllavët dikur…e kom rible temen, në respektim të shtetit edhe ligjeve të shtetit tim. Tani a është turp dhe a dëgjon elektorati“, tha Haradinaj në Dukagjin./GazetaSinjali/