Kryetari i delegacionit të Kosovës për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, ka folur për vizitën në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë dhe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e kanë ftuar Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, për heqjen e çfarëdo dyshimit lidhur me “shpikjen e tyre për arkivat e UÇK-së”.
“Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti.
Postimi i plotë i Andin Hotit në profilin e tij në Facebook: