image Hapet pika e re kufitare me Maqedoninë e Veriut, Haziri: Realizim i ëndërrës sonë

Kosovë

Ceremonia/ Hapet pika e re kufitare me Maqedoninë e Veriut, Haziri: Realizim i ëndërrës sonë

news image

Sot është bërë hapja e pikës së re kufitare Stanqiq – Bellanoc mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri përmes një postimi në Facebook tha se hapja e kësaj pike është realizim i ëndërrës për lëvizje të lirë.

“Hapja e pikës Stanqiq-Bellanoc është realizim i ëndrrës sonë të përbashkët për qarkullim të lirë dhe afrim me njëri tjetrin. Vendkalimi do të shkurtojë jashtëzakonisht shumë distancën e qarkullimit të lirë të njerëzve, e pas gjashtë muajve, edhe qarkullimin e lirë të mallrave. Urime, në veçanti, Karadakut”, ka shkruar i pari i Gjilanit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/3711849565522082?__xts__[0]=68.ARDK0XEeJ-Nc1fbwQVDH7wS-LwzLkMrJgKdd5QYvgD0B_czyvB_DM6tI3ugyaxxZvGKBOrWh-dVG9P9dc8ELGMh5NN6WGm8KaW2LEPDULSXJ11-C_a4JnFLcSCBFaZvI3mZQvgAUxRMQArL3Ux_ki8hnYsbN3EapLOqgqWqvV6sUh-WhfhCmRleBzJsFDm5mI2BfbZXcP-EsGww9AY1kAbPzeHfID8WKcs0CF_DkhTQ6xoxmRJptAKrAIfxRss2e8Ytsj7ZNcT0vUa5czGf3OzQg8MBF1aldNZLMCX0UueGOoqxShDRNX_GbNzo8IxF4YCsk_FAh0WzYJB7F4Qz9ut1_9A&__tn__=-R