Sot është bërë hapja solemne e objektit të ri të çerdhes “Yllkat”, në të cilin janë të regjistruar 243 fëmijë. Kjo është çerdhja më e madhe në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, tha se nuk ka më kënaqësi që të fillojë mandatin duke takuar fëmijët që janë edhe pjesa më e rëndësishme e shoqërisë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se falë ndihmës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë arritur të ndërtojnë çerdhen më të madhe në Kosovë.
Drejtoresha e çerdhes “Yllkat”, Rifadije Sopi, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, duke shtuar se tashmë kjo shkollë ka kapacitet të mjaftueshëm dhe ofron kushtet më bashkëkohore për një çerdhe moderne.
Ndërsa, mirënjohje u ndan për të gjithë bashkëpunëtorët në ndërtimin e këtij kopshti për fëmijë./Gazeta Sinjali/