image Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strugë

Rajon

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strugë

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur sot Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strugë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të MPJD-së, kjo konsullatë do të shërbejë si urëlidhëse për avancimin e mëtejmë të raporteve të ndërsjella, të ndërveprimit ekonomik por edhe të përfaqësimit dhe mbrojtjes së të drejtave të shtetasve kosovarë në Maqedoninë e Veriut.

“Hapja e kësaj Konsullate është dëshmi e përkushtimit dypalësh për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndër-shtetërore të cilat vazhdojnë të jenë të shkëlqyera, e që është ri-konfirmuar edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare të Kryeministrit dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/