image Hapet konkursi për kadetët e FSK-së për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Sociale

Hapet konkursi për kadetët e FSK-së për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

news image

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë – Cikli i studimeve Bachelor, në vitin akademik 2022/2023.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org//.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Kandidatet do të kenë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Nga kjo ministri, bëjnë të ditur se afati për aplikim është nga data 9 qershor deri më 23 qershor 2022.

/GazetaSinjali/