Kafeneja e parë e kanabisit në Shtetet e Bashkuara është hapur të martën në Los Angeles. E quajtur “Lowell Farms: A Cannabis Café”, ajo do të jetë lokali i parë që ofron për mysafirët kanabis drejtpërdrejt nga ferma në tavolinë.
Kjo është kafeneja e parë që e ka siguruar licencën për konsumim plotësisht ligjor të kanabisit.
Shefja e kafenesë, Andrea Drummer, ka kryer trajnime në “Le Cordon Bleu” në Los Angeles. Në një lokal tjetër të saj më parë kanë shkuar mysafirë të njohur, përfshirë Wiz Khalifa-n.
“Restoranti do të ofrojë përvojë të klasit të parë të jetës së natës. Ky vend do të shërbejë si mjedis i sigurt për të gjithë njerëzit që iu pëlqen të mësojnë më shumë për konsumimin e kanabisit në mënyrë ligjore”, tha një zëdhënëse e kompanisë që e ndërtoi këtë kafene.
Mysafirët do të kenë mundësi që të konsumojnë kanabis përmes mbështjelljes në letër, pipëzave dhe “shishave”.
Hapësia prej 550 metrash katrorë do të jetë e ndarë në zonën ku lejohet tymosja dhe në zonën ku një gjë e tillë është e ndaluar, shkruan “CNN”./Gazeta Sinjali/