Është hapur sot ekspozita e 30 të rinjve shqiptarë dhe serbë në Kosovë, në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor, organizuar nga Youth Initiative for Human.
Drejtoresha e organizatës, Marigona Shabiu tha se Kosova ka nevojë për platforma që kanë në fokus bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe serbëve.
Sipas saj, ky është një prej aktiviteteve të shumta të organizatës, që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes të rinjve në Kosovë.
“Jemi shumë të kënaqur që arrijmë të krijojmë platforma të tilla ku të rinjtë dhe të rejat takohen, bashkëbisedojnë, dialogojnë me njëri-tjetrin dhe krijojnë shoqëri të reja, krijojnë shoqëri të reja dhe kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe prezantojnë para publikut punime të ndryshme qoftë artistike, që kanë fokus rritjen e bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe serbëve”, tha ajo.
30 të rinj nga komuniteti serb dhe shqiptar në Kosovë të moshës 16-30 vjeç kanë shkëmbyer përvoja dhe kanë mësuar në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor në Programin e Shkëmbimit Rinor IV (YEP IV). /Gazeta Sinjali/