image Hapet çerdhja publike në Fushë Kosovë

Arsim

Hapet çerdhja publike në Fushë Kosovë

news image

Çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë është hapur sot, më datë 1 shtator, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e kësaj komune në faqen zyrtare në Facebook.

Në këtë njoftim thuhet se hapja e çerdhes është bërë në përputhje me masat mbrojtëse dhe udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Komuna njofton opinionin publik se sot me datë 1 Shtator 2020 është bërë hapja e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë. Për hapjen e kësaj çerdhe janë marrë të gjitha masat dhe udhëzimet e parapara nga IKSHPK sa i përket pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Komuna u ka uruar shëndet fëmijëve dhe prindërve të tyre./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/FusheKososovaMunicipality/photos/a.1548669438744177/2825088277768947/?type=3&theater