image Hapet afati i testimit për patentë shoferë, qytetarët grumbullohen te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Kosovë

Hapet afati i testimit për patentë shoferë, qytetarët grumbullohen te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

news image

Pas hapjes së afatit për paraqitjen e testit teorik dhe atij praktik për marrjen e patentë shoferit, dhjetëra qytetarë janë mbledhur te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një lexues ka dërguar video dhe fotografi në adresë të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes.

Në këtë video shihet se kandidatët që kanë ardhur për paraqitjen e këtyre testeve nuk janë duke respektuar distancën fizike me njëri-tjetrin.

Madje, disa prej tyre kanë larguar edhe maskat mbrojtëse.

Paraqitja e testit për patentë shofer rifilloi disa muaj pasi që qeveria kishte ndaluar një gjë të tillë për shkak të pandemisë./Gazeta Sinjali/