image Aksident trafiku në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë

Siguri

Aksident trafiku në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë

news image

Sot ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti transportues dhe një veture në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë rreth orës 18:10, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/