Pas hapjes së afatit për paraqitjen e testit teorik dhe atij praktik për marrjen e patentë shoferit, dhjetëra qytetarë janë mbledhur te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një lexues ka dërguar video dhe fotografi në adresë të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes.
Në këtë video shihet se kandidatët që kanë ardhur për paraqitjen e këtyre testeve nuk janë duke respektuar distancën fizike me njëri-tjetrin.
Madje, disa prej tyre kanë larguar edhe maskat mbrojtëse.
Paraqitja e testit për patentë shofer rifilloi disa muaj pasi që qeveria kishte ndaluar një gjë të tillë për shkak të pandemisë./Gazeta Sinjali/