Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ftuar komunitetet që të aplikojnë në konkursin e hapur për zyrtarët policorë.
Data e fundit për aplikim është 26 janari.
“Në bazë të Ligjit për Policinë, Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e zyrtarëve policor nga komunitetet jo-shumicë, andaj i ftoj pjestarët e komuniteteve Egjiptian, Ashkali dhe Rom të aplikojnë në mënyrë që të japin kontributin e tyre në Policinë e Kosovës. Kjo thirrje është mundësi e mirë për rritjen e numrit të policëve nga radhët e komuniteteve.
Data e fundit për aplikim është 26 janari i vitit 2023″ shkruan ministri Krasniqi në njoftim.