image Hapat që do të ndërmerrte SHBA-ja për ndalimin e përdorimit të TikTok

Aplikacione

Hapat që do të ndërmerrte SHBA-ja për ndalimin e përdorimit të TikTok

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të ndalojë përdorimin e TikTok-ut në vend.

Sipas mediave të huaja, hapi i parë për ndalimin e përdorimit është që Apple dhe Google ta largojnë TikTok-un nga interneti.

Kjo mund të arrihet nëse kompania kineze Bytedance kyçet në “listën e zezë” të Departamentit të Tregtisë, një taktikë e ngjashme e cila u përdor për të ndaluar Google, të ofrojë aplikacionet e saja për Huawei.

Ndërkohë, përdoruesit nuk do të pranonin njoftime të reja si dhe instalime të azhurnimit të aplikacionit, megjithëse të njëjtit do ta kishin TikTok në telefonat e tyre.

Kështu, një alternativë më e lehtë do të ishte detyrimi i ofruesve të shërbimeve lokale të internetit që të bllokojnë qasjen në serverët e TikTok.

Kjo do të thotë se videot e publikuara në TikTok nuk do të mund të shikohen përmes faqes së saj të internetit.

Ndërkohë ende nuk u bë e qartë se si Trump do të zbatonte një urdhër të tillë.

Një qasje më ndryshe do të ishte ndalimi i instalimit të aplikacionit me urdhër ekzekutiv.

Kongresi tashmë ka votuar në favor të idesë, ndërsa Senati është ende nuk e shqyrtuar atë. /Gazeta Sinjali/