Është shëruar nga koronavirusi edhe i infektuari i fundit nga Hani i Elezit, i cili u testua dy herë radhazi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Refki Suma, përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Urime për të gjithë të shëruarit dhe një falënderim i sinqertë për disiplinën e treguar dhe sakrificën e tyre me qëllimin më të mirë për të mbrojtur banorët e tjerë nga infektimi. Të urojmë që mos të kemi raste tjera dhe këtë mundë ta arrijmë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës”, u tha në njoftimin e kësaj komune.
Gjithashtu në njoftimin e komunës theksohet se angazhimi i përbashkët i të gjitha institucioneve, Stafi i QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”, Policia e Kosovës, IKSHPK-ja dhe të gjithë atyre që në këto rrethana kontribuan dhe po reflektojnë padyshim në suksesin e synuar.
“Të gjithë banorëve të Komunës së Hanit të Elezit, Faleminderit për bashkëpunimin dhe jemi shumë afër ta fitojmë edhe këtë sfidë të quajtur Virusi COVID-19,vazhdojmë me kujdes të shtuar, duke ruajtur njëri-tjetrin që mos të kemi raste të reja”, thuhet tutje në njoftim./GazetaSinjali/