image Hamza për Rimëkëmbjen Ekonomike: Kjo është qeveri e dobët, me i pas numrat nuk ishin vonuar kaq shumë - Sinjali

Hamza për Rimëkëmbjen Ekonomike: Kjo është qeveri e dobët, me i pas numrat nuk ishin vonuar kaq shumë

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, pas kalimit të Rimëkëmbjes Ekonomike tha se me përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka kaluar ky ligj, shkruan Gazeta Sinjali.

Hamza theksoi se ky votim nuk ka të bëjë asgjë me zhvillimet politike që mund të ndodhin.

“Pas shumë përpjekjeve si rezultat i paaftësisë së qeverisë për ta kaluar këtë lidh, sot me përkrahjen e PDK-së dhe me inkorporomini e amendamenteve kaloi ky projektligj. Ne jemi opozitë, por jo opozitë e qytetarëve. Përmes këtij ligji përkrahim subjektet që kanë pasur vështirësi. Gjithashtu edhe të punësuarit e sektorit privat paguhen që kanë humbur punën gjatë pandemisë”, tha ai.

Ai po ashtu u shpreh se kjo është një Qeveri e dobët dhe sipas tij, po t’i kishin numrat për projektligj, nuk ishin vonuar aq shumë.

“Është qeveri e dobët, me i pas numrat nuk ishin vonuar kaq shumë. Ne kemi qenë konstruktiv. Votimi i këtij projektligji nuk lidhet me asnjë lloj zhvillimi politik në të ardhmen. Asnjë ndërlidhje nuk ka me zhvillimet e ardhshme politike që mund të ndodhin”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin