image Hamiti: Kurti nuk ia doli ta bindë presidentin Macron për liberalizimin e vizave

Politikë

Hamiti: Kurti nuk ia doli ta bindë presidentin Macron për liberalizimin e vizave

news image

Ish-këshilltari i presidentit Rugova, Muhamet Hamiti, ka thënë se kryeministri Kurti nuk ia doli ta bindë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, Kosova nuk e ka pozicionin e keq te Franca, për shkak se ky shtet ishte shteti i parë që njohu Kosovën, ditën pas shpalljes së pavarësisë.

Kurti nuk ia doli që ta bindë Macronin për punën e vizave”, është shprehur Hamiti.

Pozicionin ndaj Kosovës (Franca) nuk e ka të keq, ka thënë që Franca është vendi i parë që ka njohur Kosovën të nesërmen pas shpalljes së pavarësisë”, ka thënë Hamiti.

Tutje, ai tha se ky fakt neve na jep të drejtën të kërkojmë nga Franca që edhe Serbia ta njohë këtë realitet.

“Kjo na jep neve të drejtën për të kërkuar nga Franca, që Serbia ta njohë këtë realitet”, ka thënë Hamiti.

Ndërsa për dialogun, Hamiti nuk i arsyetoi deklaratat e Kurtit në Kuvend, ku kryeministri tha se dialogu nuk është vazhdim, por dialog i ri sepse kemi qeveri të re.

Kryeministri ka bërë deklarata paradoksale, ai ka thënë se nuk ka vazhdim të dialogut dhe ky është dialog i ri sepse kemi një qeveri të re. Ky nuk është një qëndrim i një politikani, e as i një burrështetasi”, shtoi Hamiti në T7./Gazeta Sinjali/