image Haliti për raportet Kurti-Osmani me Ramën: Është njëfarë xhelozie, atë nuk e përballon askush në debat

Politikë

Haliti për raportet Kurti-Osmani me Ramën: Është njëfarë xhelozie, atë nuk e përballon askush në debat

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka aluduar që raportet e tensionuara të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me kryeministrin shqiptar, Edi Rama mund të jenë të natyrës personale, jo substanciale e politike.

Haliti ka thënë se Edi Rama është i shkathët në fushën e komunikimit me publikun.

“Është evidente që Qeveria e Kosovës dhe presidentja janë kundër Edi Ramës sa i përket Ballkanit të Hapur. Nuk ka ndonjë sekret këtu. Tani duhet ta analizojmë se a e ka mirë apo keq. Kundërshtia me Ramën është personale, jo substanciale, sepse është i veçantë, ka një oratori, një background të fuqishëm, nuk e përballon askush në debat. Është njëfarë xhelozie… pse po fol ky”, ka thënë Haliti në Pressing të T7.

Ai ka sugjeruar që fjalimi i tij i sotshëm në Këshillin e Evropës të jetë një platformë bazë për ndërtimin e një platforme kombëtare.

Haliti ka thënë se Rama mbron Kosovën në organizata ndërkombëtare ku Kosova nuk ka ende zë, siç është Këshilli i Evropës dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

/GazetaSinjali/