image Haliti: Kosova s'ka këllqe të veprojë në kundërshtim me ndërkombëtarët

Kosovë

Deklaratë/ Haliti: Kosova s’ka këllqe të veprojë në kundërshtim me ndërkombëtarët

news image

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se që nga fillimi ka qenë kundër vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Haliti ka thënë se Kosova “nuk ka këllqe” që t’u kundërvihet kundërshtarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kosova nuk ka këllqe që të veprojë në kundërshtim me ndërkombëtarët”, tha Haliti në Desku të KTV-së.

Ai shtoi se “ne nuk mund të notojnë në kah të kundërt të lumit”. /Gazeta Sinjali/