image Halimi: Vrasja e 18-vjeçares na e përplasi fytyrës realitetin e hidhur ku gjenden vajzat tona

Politikë

Halimi: Vrasja e 18-vjeçares na e përplasi fytyrës realitetin e hidhur ku gjenden vajzat tona

news image

Pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj ka reaguar Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe kandidatja për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, raporton Gazeta Sinjali.

Halimi është shprehur se ky rast e ka paraqitur realitetin e hidhur në të cilin gjenden vajzat në Kosovë. Ajo gjithashtu shkroi se gjuha mizogjeniste dhe dhuna ndaj grave dhe vajzave është bërë normalitet.

Rasti i vrasjes së vajzës 18 vjeçare, edhe njëherë na përplasi fytyrës realitetin e hidhur në të cilën gjenden vajzat tona. Gjuha mizogjeniste, dhuna ndaj grave dhe vajzave janë shndërruar në “normalitet” në shoqërinë tonë. Mjafton të analizohen rrjetet sociale, ku aq lehtësisht, fyerja deri në eliminim është bërë përditshmëri. Nuk mjafton të tronditemi vetëm nga vrasjet fizike, ne duhet të tronditemi çdo ditë për gjuhën e vrasjes drejtuar vajzave dhe grave e që vrasja fizike, vjen si pasojë e mos ndëshkimit të këtij mentaliteti”, ka shkruar Halimi.

Halimi thotë se çështjet që i paraprijnë rasteve të tilla duhet të jenë prioritet për secilin qytetarë.

Ngacmimet seksuale, dhunimet, shantazhi e dhuna ndaj grave janë çështje të cilat duhet të jenë prioritet i secilit prej nesh pa përjashtim”, ka shkruar Halimi.

/Gazeta Sinjali/