image Halil Matoshi: Fajtore për grevën është qeveria sepse po shet forcë

Arsim

Halil Matoshi: Fajtore për grevën është qeveria sepse po shet forcë

news image

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka shkruar se fajin për grevën dhe situatën e krijuar e ka vetëm Qeveria sepse është e mandatuar për të menaxhuar situatat.

Sipas tij kjo Qeveri paguhet nga taksat për të qeverisur dhe nuk guxon të gaboj, e për më tepër edhe nuk i lejohet, për dallim prej sindikatave.

“Qeveria nuk po don zgjidhje sepse nuk po qeverisë, po shet forcë!”, ka shkruar mes tjerash analisti, Halil Matoshi.

Kur kanë kaluar më shumë se 1 javë që nga dita kur do duhej të fillonte procesi mësimor, Qeveria dhe SBAShK-u ende nuk e kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për zhbllokimin e situatës, që do i hapte rrugë kthimit të nxënësve në shkolla.

/GazetaSinjali/