image Haki Abazi tregon se cilat vendime të Qeverisë Haradinaj do të shfuqizohen

Kosovë

Politikë/ Haki Abazi tregon se cilat vendime të Qeverisë Haradinaj do të shfuqizohen

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se Qeveria Kurti do t’i shfuqizoj vendimet e dëmshme të Qeverisë Haradinaj.

Abazi ka thënë se vendimet të cilat janë marrë për akomodimin e personave dhe marrjen e fondeve, vendime të cilat sipas tij janë të dëmshme për buxhetin do të shfuqizohen.

“Jo, unë mendoj që është te shqyrtimi i vendimeve që janë marrë pas dorëheqjes, ato që janë të domosdoshme që i bën qeveria për mbajtjen e institucioneve, vendimet e domosdoshme do të mbeten aty. Vendimet për akomodimin e njerëzve dhe tërheqjen e shpejtë të mjeteve, nuk do t’i lejojmë që ta dëmtojnë dhe më tutje. Nuk do e lejojmë që shteti të jetë i dëmtuar nga ana financiare”, ka thënë Abazi. /Gazeta Sinjali/