image Haki Abazi akuzon PDK-në e LDK-në: Po bëhen gati për ‘mega-hajninë’ e dimrit

Politikë

Haki Abazi akuzon PDK-në e LDK-në: Po bëhen gati për ‘mega-hajninë’ e dimrit

news image

Ish-zëvendëskryeministri  i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas paralajmërimeve të Partisë Demokratike të Kosovës se do të votojë Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi LDK pranoi kushtet e saj për votim, shkruan Gazeta Sinjali.

Abazi përmes një postimi në Facebook ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në se po bëhen gati për ‘mega-hajninë e dimrit’, duke thënë se ekonomia nuk rimëkëmbet nga ata që sipas tij, për 20 vjet e zhvatën sektorin publik dhe atë privat.

“Kjo që po bëjnë është thellim i fukarallëkut me dorën institucionale dhe pasurim i klientelës elitare politike dhe avokatëve të brendshëm dhe të jashtëm”, shkroi Abazi.

Postimi i plotë:

Të frikësuar por me zanat të vjetër, PDK po e bën veten degë të Podujevës, vetëshkatërrimi me rënie të lirë. Ende pa u gjetur se çfarë ndodhi me 2 milionë euro nga thesari po bëhen gati për ‘mega-hajninë’ e dimrit. LDK e kapur, e ka humb kontrollin dhe po bëhet dega e PDK në Drenas vetëm për të kaluar dimrin. Sikur pranvera nuk do të vijë kurrë, po sillen sikur nuk ekziston sovrani. Ende po mendojnë që Besiana është vetëm ëndërr!

Të bashkuar janë në zhvatjen e shtetit, mohimin e luftës, zvogëlimin e dënimeve të kriminelëve serbë për ta mbajtur Listën Serbe në qeveri dhe të gjitha këto kinse në emër të rimëkëmbjes ekonomike. Nuk rimëkëmbet ekonomia që nuk u bë kurrë dhe për 20 vite e zhvatën edhe sektorin publik edhe atë privat edhe pronën në privatizim. Kjo që po bëjnë është thellim i fukarallëkut me dorën institucionale dhe pasurim i klientelës elitare politike dhe avokatëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Sikur nuk është e qartë edhe për një fëmijë 5-vjeç që Etem Arifi e Haxhi Topi kanë vepruar e votuar kundërligjshëm dhe qeveria e tanishme është jo legjitime dhe antikushtetuese rrjedhimisht edhe zaptuese e vullnetit qytetar.

/Gazeta Sinjali/