image Hakerët përpiqen të vjedhin studimet mbi vaksinat për koronavirusin

Botë

Hakerët përpiqen të vjedhin studimet mbi vaksinat për koronavirusin

news image

Një deklaratë e hartuar nga Britania në koordinim me SHBA-në dhe Kanadanë, ia atribuon sulmet mbi studimet e fundit për koronavirusin, grupit APT29, i njohur gjithashtu me emrin “Cozy Bear”, për të cilin ata thonë se me siguri funksionon si pjesë e shërbimeve të zbulimit rus.

“Ne i dënojmë këto sulme të neveritshme kundër atyre që bëjnë punë me rëndësi jetike për të luftuar pandeminë e koronavirusit”, tha Paul Chichester, Drejtor i Operacioneve të Qendrës britanike për Sigurinë Kibernetike.

Qendra tha në deklaratë se sulmet e grupit janë duke vazhduar dhe se ata përdorin një larmi mjetesh dhe teknikash, përfshirë metodën “spear-phishing” apo injektimin e viruseve kompjuterike të njohura si “malware”.

“APT29 ka të ngjarë të vazhdojë të verë në shënjestër institucione që merren me studimin dhe zhvillimin e vaksinës për COVID-19,” thuhet në deklaratë.

Britania dhe SHBA-ja thanë në muajin maj, se disa rrjete hakerësh kishin vënë në shënjestër institucione kombëtare dhe ndërkombëtare që punonin për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19. Por sulme të tilla nuk ishin parë si të lidhura haptazi me shtetin rus.

Grupi i lidhur me qeverinë ruse “Cozy Bear” dyshohet gjerërisht për piratimin e serverave të Partisë Demokrate në SHBA në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016s./ Gazeta Sinjali/