Edicioni qendror i lajmeve në kanalin shtetëror të Iranit u ndërpre për shkak të një sulmi hakerash, të cilët shfaqën në ekran mesazhe kundër liderit të vendit.
Një maskë u shfaq për disa minuta në ekran, e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei, i rrethuar nga flakët.
Sulmi kibernetik u mor përsipër nga një grup i quajtur “Adalat Ali” dhe vjen pas protestës së radhës së dhunshme në Iran, ku 3 persona u vranë nga forcat e sigurisë.
Protestat mbarëkombëtare kanë përfshirë Iranin prej ditësh për shkak të vrasjes së një 22-vjeçareje nga Policia e Moralit me arsyetimin se nuk kishte vendosur si duhet shaminë në kokë.