Në pikën e ditës është grabitur xhamia e Rinisë në Gostivar.
Në një video të publikuar shihet se si një person i panjohur futet në xhami dhe shkon drejt arkës, për të marrë paratë.
Ai arrin që të marrë një sasi parash dhe të arratiset.
Në videon e publikuar nga televizioni Globi që është sigurar nga kamerat e sigurisë së xhamisë, zbulohet edhe fytyra e personit, i cili lehtësisht mund të identifikohet nga organet e rendit. /Gazeta Sinjali/