image Hajni në Australi me ekskavator thyen xhamat e dyqanit dhe kryen vjedhje (VIDEO)

Botë

Hajni në Australi me ekskavator thyen xhamat e dyqanit dhe kryen vjedhje (VIDEO)

news image

Pamjet e publikuara nga policia australiane tregojnë një ndjekje dramatike që ndodhi të premten, ku hajduti shihet duke ikur nga oficerët me një traktor.

Policia e Queensland thotë se burri po ashtu dyshohet se vodhi ngarkuesin e përparmë, dhe me të theu xhamin e një dyqani për të vjedhur dy motoçikleta, raporton BBC.

Automjetet e policisë më pas ndoqën ekskavatorin nëpër rrugë dhe poshtë linjave hekurudhore.

Ndjekja përfundoi kur automjeti rrëshqiti poshtë një argjinature, ku oficerët arrestuan të dyshuarin./GazetaSinjali/