image Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Graçanicë, hajni përvetëson mijëra euro e dinarë

Siguri

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Graçanicë, hajni përvetëson mijëra euro e dinarë

news image

Vjedhjet nëpër shtëpi e banesa nëpër lagje të ndryshme nuk kanë të ndalur. Një e tillë së fundmi ka ndodhur në Graçanicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Të mërkurën, më 3 mars, është thyer një shtëpi në Graçanicë ku edhe ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sinjali mëson prej burimeve se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gavrilla Pricipa”, derisa rastin në Polici e ka raportuar një çift.

Sipas burimeve të Sinjalit, të njëjtit kanë treguar se një person i panjohur për ta, ka thyer një dritare të shtëpisë, është futur brenda dhe nga aty dyshohet se ka vjedhur 1870 euro, 4000 dinarë si dhe dokumente të tyre personale. /Gazeta Sinjali/