image Hajnave nuk u trembet syri, shënjestër e radhës ishte shtëpia e zyrtarit policor në Vushtrri

Siguri

Hajnave nuk u trembet syri, shënjestër e radhës ishte shtëpia e zyrtarit policor në Vushtrri

news image

Gazeta Sinjali mëson se dje, në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së një zyrtari policor.

Numri i vjedhjeve është duke u rritur me një shpejtësi të madhe dhe ndaj pothuajse çdo personi, çka bën të dyshosh që hajnave nuk po u trembet syri nga askush.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në shtëpinë e zyrtarit policor, persona të panjohur kanë vjedhur sefin e armës zyrtare, ku brenda saj kishte pasur një karikator të armës zyrtare dhe 15 fishekë të kalibrit 9mm.

Këto burime njoftojnë se përveçse është vjedhur sefi dhe municioni i armës zyrtare, cak i hajnave ishte edhe një zinxhir në vlerë prej 300 euro.

Deri më tani nuk është identifikuar ndonjë i dyshuar dhe lidhur me rastin janë duke vazhduar hetimet.

/Gazeta Sinjali/