Një femër në Podujevë dje ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e saj ku edhe kanë kryer një vjedhje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, hajnat kanë arritur të vjedhin stoli ari në vlerë të 2 mijë eurove dhe 4 pasaporta të familjes së saj.
Rasti ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Podujevës.