Një vjedhje ka ndodhur në xhaminë e “Lagjes së Pajtimit” në Shtime.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aty janë vjedhur 60 euro, pasi që disa persona janë futur me forcë në këtë xhami.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në xhaminë e lagjes, me ç’ rast kanë vjedhur 60 euro para të gatshme”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/.