image Hajnat u futën me forcë në një shtëpi në Vushtrri, vodhën mbi 9 mijë euro ari

Siguri

Hajnat u futën me forcë në një shtëpi në Vushtrri, vodhën mbi 9 mijë euro ari

news image

Një shtëpi në rrugën “Bastri Beqiri” në Vushtrri ka qenë cak i hajnave pasditen e djeshme rreth orës 19:54, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se hajnat kanë arritur të depërtojnë me forcë në katin e dytë të kësaj shtëpie, përmes derës së ballkonit.

Në një dhomë gjumi që gjendet në katin e kësaj shtëpie, hajnat kanë vjedhur stoli ari.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se pronarja e kësaj shtëpie ka raportuar se vlera e arit të vjedhur është rreth 9 mijë e 320./Gazeta Sinjali/