Një person nga fshati Crepulje të Zubin Potok-ut është ankuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shitoren e tij nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se vlera e gjësendeve të vjedhura në këtë dyqan kap vlerën prej 29,595 dinarë serbë.
Gjithashtu Gazeta Sinjali merr vesh se një ankuesi është i nacionaliteteit serb.