image Hajnat thyejnë murin e Postës dhe Telekomit në Malishevë

Siguri

Hajnat thyejnë murin e Postës dhe Telekomit në Malishevë

news image

Rastet e vjedhjeve të rënda nuk po kanë të ndalur nëpër qytete e fshatra në Kosovë, ku përveç qytetarëve, ngjarje të tilla po u shkaktojnë pasiguri edhe bizneseve.

Megjithatë hajnat në Malishevë, ndonëse tentuan të vjedhin në një pikë të Postës dhe Telekomit të Kosovës, nuk arritën të marrin asgjë.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, persona të panjohur kanë thyer murin e objektit dhe kanë hyrë brenda.

Në këtë pikë të Postës dhe Telekomit hajnat dëmtuan një monitor të kompjuterit, arkën fiskale dhe alarmin e sigurisë.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në pikën e këtij institucioni në fshatin Banjë të Malishevës, pas mesnatës.

/GazetaSinjali/