image Hajnat thyejnë lokalin e pemëve dhe perimeve në Shtime, vjedhin para në arkë

Kosovë

Hajnat thyejnë lokalin e pemëve dhe perimeve në Shtime, vjedhin para në arkë

news image

Persona të panjohur kanë vjedhur rreth 200 euro në një pemishte në qytetin e Shtimes. Ngjarja ka ndodhur sot në rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka treguar se, pas raportimit, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku është duke e hetuar rastin.

Rreth ores 03:00 të mëngjesit në një pemishte në Shtime ka ndodhur një vjedhje, ku sipas pronarit shuma e parave që është vjedhur në arkë është rreth 200 euro. Policia ka dal në vendin e ngjarjes ku janë duke e mbledhur informata për zbardhjen e rastit”, ka thënë Gashi. /Gazeta Sinjali/