Dy burra trokitën në derën e një banori të Teksasit, të cilët u prezantuan si mjeshtër, por nuk e bindën pronarin që t’ua hapte derën, pasi ai dyshoi në rrobat e njërit prej personave të panjohur.
“Shumë e frikshme, natyrisht. Nuk dija se çfarë të bëja në atë çast”- tha Ethan Rodriguez, banori që u ballafaqua me dy personat e dyshimtë, raporton televizioni BBC.
“A mund t’ju ndihmoj”- dëgjohet duke u thënë fillimisht banori të dyshuarve.
“Po, erdhën për t’jua kontrolluar filterët e ajrit”- ia kthen i dyshuari.
“Askush nuk është në shtëpi tani, duhet të prisni për një ditë tjetër”- i përgjigjet banori nga brenda.
“Oh, e vlerësoj shumë”- ia kthen i dyshuari.
Pas disa sekondave, banori kuptoi se bashkëbiseduesi nuk ishte aspak i kënaqur me përgjigjen e tij.
Në derë u dëgjuan kërcitje të forta. Të dyshuarit po mundoheshin që ta hapnin derën me forcë, duke e goditur fort me këmbë.
Sidoqoftë, atyre u erdhi një befasi e pakëndshme. Të shtënat nga brenda nisën dhe plumbat depërtuan nëpër derë e në murin e banesës përballë derës që ishte sulmuar me këmbë.
Dy të dyshuarit shihen duke ikur me vrap dhe njëri duket se ka shpëtuar për pak nga plumbat.