image Hajnat 'sypatrembur', vjedhin edhe në shtëpinë e zyrtarit policor në Prishtinë

Siguri

Hajnat ‘sypatrembur’, vjedhin edhe në shtëpinë e zyrtarit policor në Prishtinë

news image

Numri i rasteve të vjedhjeve është në rritje e sipër, por si duket, hajnat nuk janë të trembur që të hyjnë edhe në shtëpitë e zyrtarëve policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Prishtinë pasi një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka informuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendinë e shtëpisë  së tij dhe më pas kanë vjedhur disa pajisje zyrtare.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur dje në rrugën “27 Nëntori”.

Burimet brenda Policisë bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar.

/Gazeta Sinjali/