image Hajnat në aksion, prishtinasit ia vjedhin veturën në parking të banesave në Dardani

Siguri

Hajnat në aksion, prishtinasit ia vjedhin veturën në parking të banesave në Dardani

news image

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në parkingun e banesave e parkoi veturën edhe një qytetar i Prishtinës, por të njëjtën nuk e gjeti aty kur u zgjua në mëngjes.

Sinjali mëson se 54-vjeçari që ka denoncuar rastin në Polici ka bërë me dije se ka parkuar veturën e tij në parkingun e banesave në lagjen Dardania, por më pas dikush e ka vjedhur atë.

Njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

/GazetaSinjali/