Tre persona kanë raportuar në polici se janë sulmuar dhe grabitur nga katër persona të tjerë të panjohur të pajisur me maska, armë e sprej, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit kanë hedhur sprej në drejtim të viktimave dhe u kanë grabitur paratë. Për shkak të lëndimeve të marra, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në ora 01:49 pas mesnatës së 1 korrikut, në shëtitoren pranë lumit Ibër në Mitrovicë.
“Tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska dhe të armatosur me armë dhe sprej , janë sulmuar me sprej, u janë grabitur paratë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/