Kohëve të fundit janë raportuar vjedhje të ndryshme nëpër shtëpi, ku mbi të gjitha, më së shumti është vjedhur ari, shkruan Gazeta Sinjali.
Një vjedhje e tillë ka ndodhur edhe gjatë mbrëmjes së të shtunës në fshatin Surkish të Podujevës.
Gazeta Sinjali ka mësuar prej burimeve se një burrë, ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur armën e gjuetisë (pumparicë) me një fishek të cilën e kishte pa leje. Po ashtu, sipas ankuesit, të dyshuarit që i kishin hyrë në shtëpi kishin vjedhur edhe stoli ari me vlerë rreth 2900 euro si dhe 100 euro para të gatshme.