Persona të panjohur kanë hyrë dje në një shtëpi në Podujevë, sipas pronarit të shtëpisë aty janë vjedhur para, stoli ari, një pushkë gjuetie edhe dokumente personale.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“Podujevë, viktima mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën posedon leje për mbajtje, para të gatshme, stoli ari si dhe dokumente personale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.